Sherr për vendin e parkimit në Durrës, pla'goset me thikë 30-vjeçari

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një 30-vjeçar në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr 13.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një debat mes disa personave për vendin e parkimit ka degraduar në përplasje fizike, gjatë së cilës njëri prej tyre është goditur me thikë.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt./


