Putin në Kinë me valixhe bërthamore, çfarë fshihet pas pajisjes misterioze?

Një valixhe që media pretendon se përmban kode për aktivizimin e arsenalit bërthamor të Rusisë ka tërhequr vëmendjen e publikut në qytetin kinez Shenzhen, ku po mbahet samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), përpara takimit trepalësh të presidentëve të Rusisë, SHBA-së dhe Kinës, Vladimir Putin, Donald Trump dhe Xi Jinping.
Pamjet e transmetuara nga mediat shtetërore ruse tregojnë një zyrtar ushtarak rus që mbante një valixhe bërthamore me Presidentin Putin.
Sipas një analisti të CNN, një shfaqje e tillë publike është një kujtesë e aftësive bërthamore të Rusisë përpara takimit të udhëheqësve të tre shteteve të armatosura me armë bërthamore.
Kjo nuk është e vetmja mënyrë se si Moska ka treguar aftësitë e saj ushtarake në ditët e fundit.
Më herët këtë javë, Japonia raportoi se dy aeroplanë të dyshuar rusë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore, ndërsa Tajvani tha se dy aeroplanë ushtarakë rusë kishin hyrë në zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore.
Disa orë pas incidentit pranë Tajvanit, imazhet satelitore treguan dy bombardues strategjikë rusë Tu-95, të aftë të mbajnë armë bërthamore, në aeroportin Da Nang në Vietnam . Dy aeroplanë transporti ushtarak Il-76 u panë gjithashtu në pamjet filmike.
Sipas CNN, prania e avionëve ushtarakë rusë në rajon përfaqëson një “demonstrim të pazakontë të fuqisë ushtarake”.
Në analizë, vlerësohet se Putini po vepron nga një pozicion më i dobët ekonomikisht dhe diplomatikisht në bisedimet me Xi Jinping dhe Trump, ndërsa lufta e zgjatur në Ukrainë mungesa e suksesit të shpejtë ushtarak dhe presioni mbi ekonominë ruse paraqesin sfida për Moskën.
Megjithatë, prezantimi i valixhes bërthamore, lëvizjet ushtarake në rajon dhe prania e bombarduesve strategjikë, sipas CNN, përfaqësojnë mesazhin se Rusia ka ende një potencial të konsiderueshëm bërthamor dhe mbetet një nga fuqitë kryesore bërthamore në botë.
Russia’s nuclear briefcase makes a rare appearance on camera as President Vladimir Putin attends the APEC summit in Shenzhen, China. Footage released by Russian state TV shows a journalist approaching a naval officer carrying a briefcase and asking if it’s the one used to authorize a nuclear strike. The officer confirms it is. Known as the “Cheget,” the briefcase reportedly travels with Putin at all times, but it’s rarely seen on camera. Download the FOX News app for the latest details: https://t.co/BAyV31yDa7
— Fox News (@FoxNews) November 18, 2026


