Vijon bojkoti në Korçë, studentët e Universitetit “Fan Noli” refuzojnë auditoret në mbështetje të protestës

Aktualitet

Vijon bojkoti në Korçë, studentët e Universitetit
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e cila po zhvillohet në Tiranë, por është shpërndarë edhe në qytete të tjera.

Ata kanë braktisur auditoret e Universitetit ‘Fan Noli’ dhe kanë bërë thirrje për ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në ditët e para ata protestuan duke marshuar në rrugët kryesore te qytetit me pankarta për më shumë të drejta dhe rrëzimin qeverisë.

Në kuadër të kësaj, revoltës së tyre iu bashkuan edhe disa pedagogë të këtij universiteti. Përmes mbledhjeve të këshillit studentor, studentët vendosën bojkot duke treguar edhe një shenjë  mbështetjeje për protestën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion