VIDEOT që shokuan opinionin publik: Fevziu jep detajin tronditës, vjen reagimi i parë nga qeveria: Publikimi, vepër penale

Publikimi e një serie videosh intime të një artisti të njohur me të paktën 17 këngëtare, aktore dhe personazhë të artit, ka tronditur opinionin publik.
Në disa video, sipas asaj që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme, mësohet se shfaqen edhe moderatorë, gazetarë dhe politikanë në raporte intime me njerëz të artit.
Nga ana tjetër, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale e portale online të materialeve intime, themeluesi i Acromac, Aldor Nini, ka paralajmëruar portalet të mos i postojnë materialet dhe se kushdo që i shpërndan do të raportohet tek autoritetet. Sipas tij, provat po i dërgohen njëkohësisht Drejtorisë së Policisë, e cila po merret me identifikimin e personave që i shpërndajnë këto materiale.
Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjet.
Policia bëri me dije se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kryer verifikime për përmbajtjen e materialeve, por edhe për burimin nga i cili videot janë publikuar dhe më pas janë shpërndarë në internet. Sakaq, prokuroria ka nisur hestimet lidhur me çështjen.
Videot intime, Blendi Fevziu: Janë publikuar 22 muaj më parë, ishin me pagesë
Videot erotike të artistëve shqiptarë, të publikuara dhe që qarkulluan në sociale në vendin tonë, duket se janë bërë publike të rreth dy vite më parë në një faqe pornografike të huaj.
Skandali ishtë temë e mbrëmjes së sotme në Opinion”.
Gazetari Blendi Fevziu në një reagim para emisionot thotë se portali i ka publikuar videot 22 muaj më parë, duke i shitur si materiale erotike të “vajzave të reja që shkojnë me burra të martuar”, dhe për t’i parë ato, duhej të paguaje.
Faqe të tilla ilegale, që shpërndajnë dhe shesin material të hakuara nga kamerat e sigurisë (IP Cam), nuk janë të rralla. Gjasat janë që hakerat të kenë arritur të ndërhyjnë në materialet e kompozitorit Hila, dhe më pas t’i marrin videot intime dhe ti tregtojnë kundrejt pagesës “online”.
“Ky është një ueb që quhet ***** që në datën 9 thjetor 2024 ka hedhur një prej videove që qarkullojnë sot. Video ka titullin “vajza të reja europiane që kryejnë marrëdhënie me burra të moshuar”. Portali ka video të tilla perverse.
Për 22 muaj ka qëndruar këtu, sekondat e para janë falas, pastaj me pagesë. Sajti është i regjistruar në SHBA dhe numri i adminit është amerikan. 8 mijë e ca veta kanë paguar për ta parë, besohet jo shqiptarë”, deklaroi Fevziu.
Videot me përmbajtje erotike, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Ndaloni publikimin! Do vendosen gjoba
Zyra e Komisionerit paralajmëron më tej për masa administrative dhe penale, e po ashtu kërkon heqjen e përmbajtjeve intime të publikuara në kundërshtim me ligjin
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, u ka bërë thirrje mediave dhe përdoruesve të internetit të ndalojnë publikimin e këtyre materialeve.
Komisioneri thekson se edhe personat publikë gëzojnë të drejtën për privatësi dhe se interesi i publikut për jetën intime nuk përbën në vetvete interes publik që justifikon publikimin. Në reagim nënvizohet gjithashtu se fakti që një material është publikuar më parë në internet nuk e bën të ligjshëm ripublikimin apo rishpërndarjen e tij.
Zyra e Komisionerit paralajmëron më tej për masa administrative dhe penale ndaj përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale dhe kërkon heqjen e përmbajtjeve intime të publikuara në kundërshtim me ligjin.
Balla: Dy fjalë mbi disa vepra penale që po konsumohen në këto orë ndaj disa personazheve publike
Nga qeveria ka reaguar lidhur me skandalin që qarkullon në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
"Mbrojtja e grave nga çdo formë dhune, përfshirë dhunën dhe abuzimin në hapësirën digjitale, është përgjegjësi e shoqërisë dhe e institucioneve. Publikimi dhe shpërndarja e videove apo materialeve intime pa pëlqimin e një gruaje është cenim i rëndë i privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të saj. Përballë kësaj forme dhune, viktima nuk duhet të fajësohet, gjykohet apo stigmatizohet.
Nisja e hetimeve nga Policia e Shtetit dhe referimi i çështjes në Prokurori janë hapa të domosdoshëm për identifikimin e autorëve dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Mbrojtja e grave është mbrojtje e dinjitetit njerëzor. Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme përballë dhunës, në internet apo jashtë tij", tha Balla, në reagim.


