“Flirtonte me djalin e klipit”, DJ Bujaka zbulon prapaskenat e bashkëpunimit me Mimoza Ahmetin: Tha qenka i bukur ky

DJ Bujaka ka zbuluar disa detaje pikante nga prapaskenat e videoklipit “Lule Mimoza”, bashkëpunimi muzikor me poeten Mimoza Ahmeti. I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion” në Vizion Plus, përballë moderatores Arsi Bako, ai tregoi se xhirimet ishin realizuar brenda një dite, ndërsa nuk munguan as momentet spontane me Mozën.
Duke rrëfyer një prej tyre, Bujaka tha se poetja kishte shfaqur interes për një prej djemve që ishte pjesë e videoklipit, të quajtur Ludvik. “Moza tha: ‘Kush është ky djalë? Qenka i mirë, kam qejf ta marrim…’ tregoi ai me humor
Pra po flirtonte Moza me Ludvikun se i pëlqeu”,shton moderatorja Fjodora Fjora.
Artisti u shpreh se bashkëpunimi me Mimoza Ahmetin ka qenë ndër eksperiencat më të këndshme artistike për të, pasi ajo e kupton spontanitetin e tij dhe nuk vendos kufizime gjatë punës.
“Me më shumë qejf punoj me Mozën se me shumë artistë të tjerë me të cilët më ka rënë të punoj në jetë, sepse artistët e tjerë nuk e kuptojnë spontanitetin”, tha Bujaka.
Në këtë kontekst, DJ Bujaka përcolli edhe një mesazh për artistët e rinj, duke i këshilluar të mos presin që dikush tjetër t’i zbulojë dhe t’u ndërtojë karrierën. “Mos mendoni se vjen dikush t’ju marrë e t’ju bëjë këngëtarë, sepse ai t’i merr të gjitha gjërat që mund t’i kishe pasur vetë. Kështu që mundeni edhe vetë të bëni çdo gjë duke punuar”, u shpreh ai.


