VIDEO/ Rrëzohet avioni i RAF në Uells, dy pilotët dalin para përplasjes
![]()
Dy pilotë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) dolën nga avioni i tyre i stërvitjes përpara se ai të rrëzohej në Anglesey, në veri të Uellsit, të mërkurën.
Policia në zonë bëri me dije se dy pilotët po trajtohen për lëndime të lehta.
“Dy pilotë po trajtohen për lëndime që besohet të jenë të lehta dhe nuk ka raportime për ndonjë dëmtim ose lëndim të madh në këtë fazë”, deklaroi policia.
Autoritetet u bënë thirrje njerëzve të shmangin zonën.
Forcat Ajrore Mbretërore konfirmuan se incidenti përfshinte një avion Hawk T2, i cili ishte ngritur nga RAF Valley.
Në një deklaratë, RAF tha: “Një incident ka ndodhur që përfshin një avion RAF T2 Hawk që operonte nga RAF Valley. Një hetim për incidentin është duke vazhduar dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë.”
RAF nuk dha informacione të mëtejshme në lidhje me shkaqet e incidentit ose rrethanat në të cilat dy pilotët u detyruan të braktisnin avionin.


