Ulen temperaturat, shtrëngata e dëborë në të gjithë vendin, moti sot 27 nëntor 2026

Aktualitet

Ulen temperaturat, shtrëngata e dëborë në të
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në jug reshje shiu me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.  
Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 7m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 15m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion