Pas gati 7 orësh në sallën e operacionit në Romë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Erjon Vishkullit

Aktualitet

Pas gati 7 orësh në sallën e operacionit në Romë, ja si

Ka rezultuar me sukses ndërhyrja në sy e Erjon Vishkullit, protestuesit të lënduar më 24 shtator.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njofton se 28-vjeçarit i është shpëtuar syri, pas ndërhyrjes së kryer në klinikën “Gemelli” në Romë. Rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit vijon.

Sot qeveria ka miratuar edhe mbështetje financiare për të riun.

Njoftimi i plotë:

Sot qenka ditë lajmesh të mira! Pas kalimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe të projektbuxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove, kam marrë një lajm të mirë nga Roma.

Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila i ka shpëtuar syrin djalit.

Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili, me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore, kreu me sukses ndërhyrjen. Ndërkohë, qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.

Përtej dijes dhe aftësive profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, ky bashkim forcash në emër të humanizmit, që i bën kaq të veçanta këto situata.

Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim.

Mirënjohje të sinqertë për profesor Rizzon për atë që bëri, si dhe përgëzime për familjen dhe miqtë e Erjonit!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion