"Ndjej keqardhje"/ I vëllai i vr'au me së'patë gruan, flet ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt: Jam munduar të parandaloj…

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar caktimin e një muaji paraburgim ndaj tij, duke argumentuar se djali i tij 12-vjeçar ka nevojë për kujdesin e tij.
Gjatë seancës gjyqësore, Sylaj ka shprehur keqardhje për vrasjen e ish-bashkëshortes, për të cilën dyshohet vëllai i tij, Albert Sylaj, i cili tashmë ndodhet i ndaluar.
Sipas deklarimeve të përfshira në vendimin e gjykatës, Jeton Sylaj ka pretenduar se ishte përpjekur ta parandalonte ngjarjen tragjike.
“Ndjej keqardhje për këtë që ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, citohet të ketë deklaruar ai para trupit gjykues.
Në kundërshtimin e masës së paraburgimit, Sylaj ka theksuar se nuk e di se ku ndodhet djali i tij i mitur dhe se fëmija ka nevojë për përkujdesjen e tij. Ai gjithashtu ka deklaruar se dokumentet e udhëtimit i ka pasur nën kontrollin e autoriteteve ose ia kishte marrë e ndjera, duke pretenduar se nuk kishte mundësi të largohej.
Megjithatë, sipas dosjes së Prokurorisë, para prokurorit Sylaj kishte pranuar se i kishte drejtuar fjalë kërcënuese ish-bashkëshortes, duke u arsyetuar se veprimet e tij lidhen me mbrojtjen e djalit të tyre 12-vjeçar.
Dokumentet tregojnë se rasti ishte iniciuar më 10 korrik 2026, pasi Arlinda Zekaj e kishte denoncuar Sylajn për dhunë në familje dhe kanosje.
Ndërkaq, më 14 korrik, gjatë paraqitjes në stacionin policor, i dyshuari kishte zgjedhur të mos deklarohej, duke thënë se faktet do t’i paraqiste para prokurorit të shtetit. Sylaj ka kundërshtuar paraburgimin, por se u la në qeli.


