Në arrati për 8 muaj për vdekjen e ish-bashkëshortes Xhuana Nikolli / Dorëzohet Eraldo Fizi, Policia zbardh detajet e reja

Aktualitet

eraldo-fizi-dhe-xhoana-nikollaj-750x375.jpg

Pas rreth 8 muajsh në kërkim, Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës.

Sipas njoftimit të Policisë, Fizi, 25 vjeç, banues në Lezhë, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë i shoqëruar nga avokati i tij, pas kërkimeve të vazhdueshme të policisë dhe negociatave me familjarët.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sipas policisë, ngjarja lidhet me datën 10 mars 2026, kur Fizi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, Xh. N.

Sipas hetimeve të deritanishme, e reja dyshohet se, për shkak të dhunës së ushtruar, ka konsumuar medikamente dhe më pas ka humbur jetën.

Policia bën me dije se veprimet e mëtejshme procedurale me shtetasin E. F. do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion