Von der Leyen lë Kryeministrinë pas takimit me Ramën, vijon axhendën drejt Presidencës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është larguar nga godina e Kryeministrisë pas përfundimit të takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Pas përfundimit të konferencës, Von der Leyen ka vijuar axhendën e vizitës së saj zyrtare në Tiranë, duke u nisur drejt Presidencës.
Atje, presidentja e Komisionit Europian pritet të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri.
Vizita në Kryeministri u shoqërua me masa të shtuara sigurie, ndërsa jashtë godinës qytetarët dhe aktivistët protestuan gjatë qëndrimit të Von der Leyen.
Mes protestuesve dhe forcave të Policisë pati edhe momente tensioni, pasi efektivët nuk i lejuan ata të afroheshin pranë perimetrit të sigurisë.


