U aksidentua me motor teksa kthehej nga shkolla, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

Aktualitet

U aksidentua me motor teksa kthehej nga shkolla, ndërron jetë në

Një aksident tragjik i ndodhur më 26 tetor në Balldre të Lezhës ka përfunduar me humbjen e jetës së 16-vjeçarit Arjon Xhezairi. 

I mituri, i cili u aksidentua me ciklomotor teksa po kthehej nga shkolla, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor Balldre-Rraboshtë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 16-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi ciklomotorin që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.

Pas aksidentit, ai u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion