Zjarr në katin e 11-të të një pallati në Shkodër, flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen dhjetëra apartamente (VIDEO)

Çatia e një biznesi, lokal, në katin e 11-të të një pallati është përfshirë nga flakët, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirësuar për shkak të pozicionit të biznesit në pjesën e sipërme të ndërtesës, ndërsa nën të ndodhen dhjetëra apartamente banimi.
Zjarri ka përfshirë ambientet e biznesit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të kushteve atmosferike. Era e fortë rrit rrezikun që zjarri të përhapet edhe në pjesë të tjera të ndërtesës.
Ndërhyrja për neutralizimin e flakëve paraqitet e vështirë për shkak të lartësisë dhe pozicionit të zjarrit në pjesën e sipërme të godinës.


