“Na ishte një herë…”/ Elsa Lila zbulon detaje nga koncerti i veçantë

Showbiz

“Na ishte një herë…”/ Elsa Lila zbulon detaje nga

Këngëtarja e njohur Elsa Lila rikthehet me një koncert të veçantë, “Na ishte një herë…” që do të mbajë më 7 nëntor në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Koncerti do të transmetohet ekskluzivisht në Vizion Plus dhe synon të sjellë për publikun këngë e kujtime nga periudha të ndryshme të muzikës shqiptare.

E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, këngëtarja ndau detaje nga koncert recitali, rëndësinë e rikthimit në një skenë që e konsideron si shtëpinë e saj, si dhe rrugëtimin artistik që e ka çuar drejt këtij projekti.

“Jam në një moment shumë të mirë artistik, në një moment pjekurie artistike. Fakti që 10 vitet e fundit jam marrë me muzikë klasike dhe me muzikë baroke më ka rritur shumë vokalisht dhe artistikisht, ashtu si shpirtërisht dhe mendërisht. Ky rikthim në Tiranë mbas tre vitesh me këtë recital është shumë i rëndësishëm për mua. Para tre vitesh në Pallatin e Kongreseve isha me koncertin ‘Finalmente Elsa’, ku risolla Elsa Lilën, të gjitha këngët e mia nga vitet 1996 e deri në atë vit”, tha këngëtarja në Vizion Plus.

“Koncerti do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit, një vend ku unë jam rritur dhe ku shkoja që e vogël sepse shoqëroja babain tim i cili punonte në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe e quaj pak si shtëpinë time. Prandaj jam akoma më e emocionuar sepse aty ku do të ndodhë koncerti është edhe vendi ku ka ndodhur lindja e miqësisë time me muzikën, brenda në Teatrin e Operas dhe Baletit. Aty kam dëgjuar sonoritetet e para, aty kam njohur instrumentet dal vivo për herë të parë.

Aty ka më shumë se ‘Na ishte një herë…’. Për shembull, na ishte njëherë kinematografia shqiptare, na ishte njëherë kënga partizane, që ka treguar se edhe në luftë muzika ka shëruar plagët. Na ishte njëherë kënga tradicionale shqiptare, që herë me autor e herë pa autor tregonte dashuritë dhe traditat tona. Na ishte njëherë kënga qytetare, na ishte njëherë kënga arbëreshe”, deklaroi Elsa Lila.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion