Autori mbante dorashka dhe i drejtoi armën rojës /Si ndodhi vjedhja në bankën Raiffeisen në Tiranë

Aktualitet

Autori mbante dorashka dhe i drejtoi armën rojës /Si ndodhi vjedhja

Punonjësit në njërën nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë e nisën javën duke u përballur me një grabitës të maskuar, i cili dyshohet se rrëmbeu një shumë të paverifikuar parash.

Sulmi i grabitësit, i veshur me të zeza, teksa mbante në kokë një skafandër dhe një çantë supi, ndodhi në orën 10:45 të së hënës. Pas vizitës së armatosur, por ende të paprovuar nëse ishte pistoletë lodër apo e vërtetë, holli i bankës u kthye në vendngjarje dhe po ashtu edhe ambienti përreth u mbajt i bllokuar për disa orë nga shërbimet e policisë.

Grabitësi, nga dinamika e kamerave të brendshme, sapo hyri në bankë, ia drejtoi armën rojës private, i cili u dorëzua menjëherë dhe hyri në holl. Pas këtij veprimi, me shpejtësi grabitësi është drejtuar për nga arka.

Grupi i hetimit ka dy dëshmitarë të rëndësishëm, arkëtaren dhe rojën private, dëshmitë e të cilëve u administruan.

Burimet për mediat thanë se autori mbante veshur doreza dhe kjo e ka bërë të vështirë që gjatë këqyrjeve të zbulohen gjurmë papilare, përmes të cilave ai mund të identifikohet. Sidoqoftë, për hetuesit, kamerat e bankës dhe dëshmitë që u morën në bankë janë të dhëna të rëndësishme.

Krahas këtij grupi, një grup tjetër po kërkon kamera në rrugë, me shpresën se do të zbulojë autorin, i cili largohet nga skena e krimit me një skuter elektrik.

Policia tha se nuk disponon të dhëna se sa është vlera monetare e vjedhur këtë të hënë në rrugën Komuna e Parisit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion