Trump dhe Xi Jinping filmohen në një moment të pazakontë, përtej diplomacisë dhe politikës

Bota

Trump dhe Xi Jinping filmohen në një moment të pazakontë,
Një moment i veçantë nga takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, në Shenzhen të Kinës, ka tërhequr vëmendjen e kamerave gjatë samitit të APEC.

Në pamjet e regjistruara, Trump shihet duke i zgjatur dorën Xi Jinpingut dhe duke e ndihmuar të ngjitet në një shkallë lëvizëse. Gjesti mes dy liderëve u fiksua nga kamerat dhe u kthye në një nga momentet më të komentuara të takimit.

Takimi mes presidentit amerikan dhe atij kinez zhvillohet në kuadër të samitit të APEC, ku në fokus janë marrëdhëniet mes dy fuqive të mëdha ekonomike, bashkëpunimi tregtar dhe çështjet me interes të përbashkët.

Përtej diskutimeve zyrtare dhe axhendës diplomatike, ky moment i shkurtër mes Trump dhe Xi Jinping solli një pamje më të afërt të ndërveprimit mes dy liderëve, duke tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

 



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion