Tronditëse në Greqi! Gjendet trupi i pajetë i një burri brenda një valixheje në Athinë, policia rrethon zonën

Kosovë&Rajon

Tronditëse në Greqi! Gjendet trupi i pajetë i një burri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në zonën e Agios Panteleimon, në Athinë, ku brenda një valixheje është zbuluar trupi i pajetë i një burri. 

Zbulimi u bë pas njoftimit të një 28-vjeçari të huaj, i cili po kalonte pranë zonës dhe kishte vënë re një erë të fortë e të pazakontë që vinte nga valixhja.

Pas sinjalizimit, forcat e policisë mbërritën në rrugën Alkamenous, pranë rrugës Charisis, ku gjetën valixhen dhe, pasi e hapën konstatuan trupin e pajetë të një personi.

Menjëherë pas zbulimit, zona u rrethua nga forca të shumta policie. Në vendngjarje mbërriti edhe një mjek ligjor për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, si dhe koha apo mënyra se si valixhja është lënë në atë vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion