30-vjeçarja zhv*shet para pasagjerëve në avion, piloti bën ulje të detyruar

Një fluturim nga Britania e Madhe drejt Floridës, në Shtetet e Bashkuara, u kthye në një situatë të pazakontë, pasi një pasagjere në gjendje të dehur shkaktoi kaos në avion, duke detyruar pilotin të ndryshonte itinerarin.
Sarah Parker, 30 vjeçe, u ngrit nga vendi gjatë ngritjes së avionit, duke shpërfillur udhëzimet e pilotit për të qëndruar ulur.
Sipas prokurorisë, ajo uli pantallonat e shkurtra dhe të brendshmet në korridorin e avionit, duke ekspozuar pjesët intime përpara pasagjerëve të tjerë.
Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2025, në një fluturim të kompanisë TUI nga Birminghami drejt Melburnit në Florida.
Për shkak të sjelljes së 30-vjeçares, avioni u devijua drejt aeroportit të Mançesterit, duke shkaktuar humbje financiare prej rreth 20 mijë paundësh.
Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Edward Downes deklaroi se sjellja e saj kishte shqetësuar pasagjerët dhe kishte krijuar rrezik gjatë fluturimit.
Parker ka pranuar fajësinë për sjellje të pahijshme në publik, dehje në avion dhe mosbindje ndaj urdhrave të pilotit.
Gjykata vendosi ta transferojë çështjen në një instancë më të lartë, pasi dënimi i mundshëm tejkalon kompetencat e saj.
Vendimi përfundimtar pritet të jepet më 1 dhjetor.
Sipas legjislacionit britanik, sjellja problematike në avion mund të dënohet me gjobë deri në 5 mijë paund ose me burgim deri në dy vite.


