“Dilje bridhje me pr*stitutat”, Artani acarohet me Vilmën: Jam gati për të vdekur! Mos bëj viktimën

Aktualitet

“Dilje bridhje me pr*stitutat”, Artani acarohet me Vilmën: Jam

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” Vilma është përballur me ish-bashkëshortin e saj Artanin. Në qendër të debatit kanë qenë sërish dy banesat e blera gjatë martesës, pensioni i vajzës së tyre të ndjerë dhe pretendimi i Vilmës se paratë e përfituara nga pensioni i së bijës kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në Pogradec.

Artani i ka mohuar këto pretendime, duke këmbëngulur se banesat janë blerë nga kursimet e familjes së tij dhe se Vilma nuk ka dhënë kontribut në blerjen e saj.

Por debati ka degraduar në akuza personale, ku Artani e ka akuzuar ish-bashkëshorten se nuk kujdesej siç duhej për vajzën dhe se dilte e argëtohej, ndërsa Sabile ka ndërhyrë për ta mbrojtur të bijën, duke treguar se Vilma punonte pavarësisht vështirësive shëndetësore të vajzës. “Dilje, bridhje me prostitutat”, ka qenë një nga deklaratat më të rënda të Artanit.

Eni Çobani: Ti e mohon le të themi pensionin e vajzës që ka shërbyer edhe me blerjen e këtyre dy banesave? Ti thua që nuk kanë shërbyer këto si pensione?

Artan: Po, po! Nuk ka fakt, nuk asnjë të shkruar.

Eni Çobani: Po ka fakte shteti italian, që vajza juaj ka marrë pension.

Artani: Kartën e pensioneve e ka  mbajtur Vilma gjithmonë, pensionin e të gjitha. Gjithë këto vite, Vilma a ka mbledhur ndonjë lekë, e ke pyetur ti?

Eni Çobani: Ajo thotë që kemi mbledhur shumë lekë dhe prandaj janë blerë këto apartamente.

Artani: Ku i ka lekët ajo 10 vite që ka ndenjur vetëm me vajzën?

Sabile: Sepse edhe Vilma punonte, Artan. Me karrocë hynte nëpër ashensorë dhe shkonte punonte. Unë kam qenë atje kur Vilma punonte.

Artani: Moj ti je shkaktare që Vilma u nda prej meje.

Eni Çobani: Pse është shkaktare Sabi? Ti je martuar prapë sot Artan, je martuar me një zonjë të tretë?

Artan: Po, me një zonjë shumë punëtore!

Eni Çobani: Apartamenti në Pogradec a është e vërtetë që ka emrin e zonjës tënde të tretë?

Artan: Po, ia ka falur mamaja ime. Unë kam 11 vite martuar.

Eni Çobani: Po si ka mundësi që nuk i falet kësaj gruaje, që gjithë jetën i shërbeu vajzës tënde, nuk e meriton kjo grua?

Artani: Ajo u nda! Janë shumë të pabesa, sepse unë i kam ndihmuar.

Eni Çobani: Këtu është fjala për pasurinë, kjo grua megjithatë këto vite martesë nuk mund të dalë pa asgjë!

Artani: Ato janë trashëgimi familje. I kam me letra që i ka blerë ime amë.

Vilma: Shtëpia në Pogradec u ble me lekët e pensionit të vajzës, që unë i merrja gjithmonë.

Artani: Ti nuk ke dhënë kontribut. Dëgjo dhe mos bëj viktimën aty. Ia keni parë “instagramin” Vilmës. E linte vajzën vetëm dhe shkonte në vende, bënte foto.

Vilma: Unë kisha asistentët socialë.

Artani: Unë nuk i kam bërë asnjëherë keq. Ajo gjatë kohës që mbajti vajzën, 10 vjet, nuk ka punuar asnjëherë. Shkoje bridhje me prostitutat, nuk e ke pasur mendjen për punë fare!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion