Pa djalin duke u konfliktuar me komshiun, 69-vjeçari në Roskovec pëson infarkt dhe humb jetën

Aktualitet

Pa djalin duke u konfliktuar me komshiun, 69-vjeçari në Roskovec

Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Roskovec.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të qytetit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, teksa ishte i pranishëm gjatë një konflikti të çastit mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, ai nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT