Tre shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot fat, surpriza të këndshme dhe mundësi të reja

Tre shenja të horoskopit mund të përgatiten për një javë me shumë fat. Fati do të jetë në anën e tyre, pavarësisht se çfarë do të bëjnë, ndërsa nuk do të mungojnë as surprizat e këndshme.
Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, shfrytëzoni energjinë pozitive dhe mundësitë që do t’ju ofrohen gjatë ditëve në vijim për ta bërë më të lehtë rrugën tuaj edhe për javët, madje muajt që vijnë.
Peshqit
Më 4 nëntor, Mërkuri, planeti i komunikimit, do të pozicionohet në një linjë me Diellin në shenjën e Akrepit, duke hapur një kapitull të ri në jetën tuaj dhe duke sjellë më në fund fat dhe begati.
Edhe pse Mërkuri do të jetë në prapavijë deri më 13 nëntor, kjo nuk do të rrezikojë nismat tuaja të reja.
Mund të keni menduar se ishit pajtuar me idenë e kompromiseve të njëpasnjëshme, por gjatë këtyre ditëve do të mësoni t’u krijoni hapësirë edhe gjërave që më parë i konsideronit të pamundura. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontet dhe të besoni më shumë në atë që mund të arrini.
Ujori
Rutina e përditshme mund t’ju ketë lodhur, por në të vërtetë nuk harroni kurrë se keni ardhur në këtë botë për ta shijuar jetën.
Këtë do t’jua kujtojnë më 7 nëntor Hëna dhe Afërdita në prapavijë, të cilat do të takohen në shenjën e Peshores.
Gjithçka që duhet të bëni është të lini për pak mënjanë detyrimet dhe t’u kushtoni kohë njerëzve që e bëjnë jetën tuaj edhe më të bukur e më kuptimplotë.
Tashmë mund të filloni të përqendroheni te e ardhmja, duke mos e mbajtur më vështrimin te e shkuara. Pyeteni veten: Si dëshironi të jetë kapitulli i ardhshëm i jetës suaj? Më pas, vendosni në plan të parë jetën tuaj personale.
Shigjetari
Më në fund, fati po troket në jetën tuaj. Me Mërkurin në shenjën e Akrepit, 4 nëntori do t’ju sjellë mundësi të reja dhe emocionuese.
Faza e parë e lëvizjes së Mërkurit në prapavijë ishte e përqendruar te reflektimi, ndërsa e dyta do të jetë momenti për të kaluar në veprim.
Është sikur për ju të ndizet drita jeshile, duke ju dhënë mundësinë të filloni ta shijoni jetën në maksimum. Gjatë kësaj periudhe mund të ndërmerrni edhe disa udhëtime.
Megjithatë, fillimisht duhet të lini pas të shkuarën dhe gjithçka që ju ka mbajtur të bllokuar. Në veçanti, është koha të çliroheni nga ndjenjat e hidhura të së kaluarës dhe frikërat që nuk ju shërbejnë më.


