Tragjedi në Durrës, makina del nga rruga, vde's pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet me shpejtësi

Aktualitet

Tragjedi në Durrës, makina del nga rruga, vde's pasagjeri
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, 39 vjeç, është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Durrës/Informacion paraprak 
 
Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion