Shpërthim i fortë me eksploziv në një garazh në Lezhë, detajet e para

Aktualitet

Shpërthim i fortë me eksploziv në një garazh në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Lezhës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh) në afërsi të zonës së njohur si “Mileniumi”.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në një automjet të llojit “Benz”, i cili është në pronësi të shtetasit me iniciale A. N.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjet.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion