Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, ndalohet shoferi dhe pasagjeri i furgonit, sekuestrohen rreth 90 kg

Aktualitet

 

1784970732_pikakufitarekakavije_sd (1).webp

Kapet një sasi e madhe droge në Kakavijë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Tentativa e trafikimit të drogës ka rezultuar e dështuar nga Shqipëria në Greqi. Një furgon është ndaluar në vijën e dytë kufitare nga policët kufitarë shqiptarë në Kakavijë.

Shoferi dhe një pasagjer janë shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, ndërsa po hetohen rrethanat e këtij trafiku dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në të.

Sasia e drogës ka qenë kanabis me peshë afro 90 kg. Po vijojnë veprimet proceduriale të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT