Dy ngjarje tragjike sot në Korçë / Policia jep detajet e para

Aktualitet

download.jpg

Maliq, Korçë – Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku humbi jetën shtetasi Igli Kllogjeri, 44 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”. Sipas verifikimeve të kryera në vendngjarje, 44-vjeçari po punonte për ngarkimin e disa sendeve në automjetin e tij privat.

Maliq, Korçë – Një 74-vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, pasi në banesën e tij ka shpërthyer një bombol gazi.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50 në banesën e shtetasit Th. K.

Maliq/Informacione paraprake

Rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, ka pësuar djegie në fytyrë vetë shtetasi Th. K., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.

Janë ngritur grupet hetimore për të dyja ngjarjet dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion