Tirana në këmbë, të rinjtë zbresin në rrugë, nga studentët e Universiteteve te nxënësit e gjimnazeve

Aktualitet

Tirana në këmbë, të rinjtë zbresin në rrugë,
Protesta e studentëve që nisi dje përpara Ministrisë së Arsimit, duket se është zhvendosur sot në një bojkot masiv në pothuajse të gjitha univeristetet e Tiranës, dhe disa prej gjimnazeve të kryeqytetit.

SHEKULLI është duke raportuar minutë pas minute në lidhje me zhvillimet në kryeqytet, që shkëndijat për përmasën e madhe të revoltës u dhanë që prej mëngjesit, ku nxënësit e gjimnazit Partizani bojkotuan mësimin. Në vijim bojkoti është shtrirë në pothuajse të gjitha auditoret.

Studentët e Mjekësisë kanë nisur marshimin nga rruga e Dibrës, drejt qendrës së Tiranës, ndërsa destinacioni final është ende i paqartë.

Megjithatë ajo që mund të thuhet mesiguri në këto momente, është fakti që Tirana është duke zier nga protestat në çdo cep të saj, dhe pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve dje, duket se vetëm sa i ka hedhur benzinë zjarrit.

Deri tani kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me protestën, ndërkohë që anuloi një mbledhje të grupit parlamentar të PS, që ishte parashikuar të mbahej paraditen e sotme.

 

ME TE LEXUARAT