Gruaja dhu'non burrin në Gllogoc të Kosovës, shoqërohen në komisariat
Lajmifundit
/
14 October 2026, 10:45
Kosovë&Rajon

Një rast i sulmit fizik është evidentuar në Gllogoc.
Një grua raportohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.
Policia bën me dije se palët janë shoqëruar në stacion policor, ku u intervistuan në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
“Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor. Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

