Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, bllokohet Rruga e Dibrës, nis marshimi drejt qendrës

Aktualitet

Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, bllokohet
Pas gjimnazit “Partizani”, edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bërë thirrje për “Revolucion”. Të ndodhur në rrugën e Dibrës, studentët e Mjekësisë janë tubuar dhe nuk janë futur në auditore.

Ndërkohë përballë gjimnazit “Partizani”, pranë zonës së “Selvisë” në Tiranë, të rinjtë kanë marrë konteinerët e mbeturinave dhe i kanë vendosur në rrugë, duke i vendosur edhe zjarrin.

Rruga nuk është e aksesueshme për kalimin e mjeteve, teksa studentët e Mjekësisë janë drejtuar drejt qendrës së Tiranës.

ME TE LEXUARAT