Tensionet në protestë, polici gjuan drejt protestuesve me plumba gome

Momente të rrezikshme janë regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një efektiv policie është goditur me bombë molotov dhe ka marrë flakë.
Në pamjet filmike shihet efektivi teksa përfshihet nga flakët pas hedhjes së molotovit në drejtim të grupit të policisë.
Sakaq lufta mes protestuesve dhe policisë po zhvillohet në disa zona të ndryshme përgjat bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
Protestuesit sulmojnë me ç'të munden duke lëshuar gurë dhe molotovë ndaj efektivëve.
Këta të fundit duket se kanë ndryhusra tashmë taktikë, ku përveç motorrëve me katër rrota po përdorin edhe dron gaz-hedhës.


