Tensione te Kryesia e Kuvendit, policia largon protestuesit për të garantuar daljen e deputetëve

Aktualitet

Tensione te Kryesia e Kuvendit, policia largon protestuesit për të
Forcat e policisë kanë ndërhyrë pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, ku kanë larguar një grup protestuesish të cilët ishin grumbulluar pranë hyrjes dytësore të godinës.

Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit ishin pozicionuar në anën tjetër të hyrjes kryesore me qëllim për të pritur daljen e deputetëve pas përfundimit të punimeve dhe mbledhjeve parlamentare.

Me qëllim parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm dhe garantimin e lëvizjes së ligjvënësve, shërbimet e policisë ndërhynë duke zmbrapsur qytetarët dhe duke liruar perimetrin e daljes nga godina.

Prania e forcave të rendit mbetet e shtuar në zonë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion