Tentonte të shiste dro'gë në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat, publikohet emri

Aktualitet

Tentonte të shiste dro'gë në shkolla, arrestohet
Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën në flagrancë në zonën e Kombinatit shtetasin Armen Kalavace 35 vjeç, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, policia sekuestroi mbi 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, 2 telefona celularë dhe një shumë parash, e dyshuar se ishte përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në doza.

Sipas policisë, nga informacionet e siguruara dhe veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, si dhe në ambiente të tjera në zonën e Kombinatit.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT