Shpërthimi në Elbasan, reagon Ministria e Shëndetësisë: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se tetë persona, përfshirë një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit pas një shpërthimi të ndodhur në një pallat banimi. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i pajetë një 83-vjeçar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit, sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.
Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal i Elbasanit ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor.
Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.


