Fitoi zemrat e publikut në “Ferma VIP”, ndahet nga jeta gjyshi i Sara Karajt, ish-konkurrentja: Do ngre çdo ditë një dolli për ty

Showbiz

Fitoi zemrat e publikut në “Ferma VIP”, ndahet nga jeta gjyshi

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Sara Karaj, ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gjyshit të saj. Blogerja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kërce me engjëjt, gjyshi 🤍 Do shihemi prapë, po deri atëherë, do ngre çdo ditë një dolli për ty! ♥️”, shkruan Sara në mesazhin prekës.

Krahas fjalëve të saj, ajo ka publikuar edhe një video të shkëputur nga një prej momenteve më emocionuese të qëndrimit të saj në “Ferma VIP”, kur u surprizua nga gjyshërit.

Gjatë eksperiencës në reality show, Sara kishte treguar për marrëdhënien e veçantë që kishte me gjyshërit, të cilët e kanë rritur dhe edukuar. Surpriza e tyre në fermë u kthye në një moment mjaft emocional, duke tërhequr vëmendjen dhe dashurinë e publikut.

Tashmë, blogerja i ka kushtuar gjyshit një mesazh lamtumire, duke kujtuar lidhjen e veçantë që i bashkonte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion