“Ishte si bombë”/ Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni, djali bërtiste për ndihmë

Aktualitet

“Ishte si bombë”/ Shpërthimi në Elbasan, banori: U

Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë rrëfyer momentet e frikës dhe panikut që përjetuan. Ata tregojnë se shpërthimi ishte tepër i fortë, ndërsa dëmet në ndërtesë janë të konsiderueshme.

Një prej banorëve, i cili jeton në pallatin ngjitur, e përshkroi shpërthimin si një zhurmë të ngjashme me atë të një bombe. Një banor i prekur ka treguar se është hedhur nga ballkoni, teksa edhe dera e ballkonit i ka rënë në kokë.

Fqinjët u shprehën: 

“Jetoj te pallati tjetër. Ishte një shpërthim shumë i madh, si bombë. Nuk e di nëse ka të lënduar”.

“Shtëpinë e kam këtu afër. E dëgjuam shpërthimin, ishte diçka e madhe. Erdhëm këtu dhe pamë se ajo ishte shembur. Nuk e dimë se çfarë ka qenë. Erdhi policia dhe zjarrfikëset. Ishte edhe vendi i ngushtë, ku nuk hyn dot asgjë”.

“Ishte e tmerrshme, ishte një shpërthim i fuqishëm. Nga sa shohim, dëmi është i madh. E frikshme ajo që shohim”.

“U trondit shtëpia, shumë i madh ishte shpërthimi. Ne po rrinim dhe thamë: ‘Çfarë u bë?’ Shumë e frikshme.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion