GRUPI 4iG, investitori i ONE ALBANIA vazhdon zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

Teknologji

GRUPI 4iG, investitori i ONE ALBANIA vazhdon zgjerimin në Ballkanin

Grupi korporativ ka krijuar një kompani në Maqedoninë e Veriut

Pas disa blerjeve të suksesshme në Shqipëri dhe Mal të Zi, Grupi 4iG ka filluar përgatitjet për të hyrë në tregun e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar kompaninë ONE Macedonia Telecommunications. Pas vendimit të bordit të premten e kaluar, kompania e re u themelua nga Antenna Hungária Zrt., një degë e 4iG Group, e cila zotëron portofolin e shërbimeve të telekomunikacionit¹ të grupit të info-komunikimit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Procedura e regjistrimit ka përfunduar  në regjistrin e kompanive të Maqedonisë së Veriut, kështu që me themelimin e kësaj kompanie, Grupi 4iG hyn zyrtarisht në tregun e telekomunikacionit të Maqedonisë së Veriut.

Themelimi i One Macedonia Telecommunications është hapi i parë i rëndësishëm për Grupin 4iG për t'u bërë një lojtar i ri i rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut. Krahas bashkëpunimeve profesionale, bizneseve dhe sinergjive operacionale të fituara nga përvojat e mëparshme në rajon, qeveria maqedonase gjithashtu mbështet hyrjen në treg të Grupit 4iG. Qeveria pret që ardhja e një ofruesi të ri shërbimi të rrisë konkurrencën në treg, të përmirësojë cilësinë e rrjeteve të telekomunikacionit, kështu që të përshpejtojë digjitalizimin e vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, Tamás Tábori është emëruar Drejtor Menaxhues i One Macedonia Telecommunications, i cili njëkohësisht mban detyrën e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv, përgjegjës për strategjinë e telekomunikacionit në kompaninë mëmë, 4iG Nyrt.

Grupi 4iG ka filluar konsultimet paraprake me autoritetin rregullator të Maqedonisë së Veriut, Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe ka përzgjedhur kompani konsulence lokale dhe ndërkombëtare për të mbështetur zbatimin e strategjisë së grupit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Krahas ekspertëve të Grupit 4iG, 'Analysys Mason', një nga kompanitë më të mëdha globale të teknologjisë, mediave dhe konsulencës së telekomunikacionit, do të luajë një rol kryesor.

“Ne jemi të vendosur që të hyjmë në tregun maqedonas të telekomunikacionit me të njëjtin përkushtim dhe inovacion si në Shqipëri dhe Mal të Zi. Themelimi i ONE Macedonia Telecommunications është hapi ynë i parë domethënës drejt shndërrimit në një ofrues kryesor për telekomunikacionin në Maqedoninë e Veriut.”- tha Tamás Tábori, Drejtor Menaxhues i Telekomunikacionit për ONE Maqedoni, njëherësh edhe Zëvendësdrejtor Ekzekutiv për strategjinë e telekomunikacionit në 4iG Nyrt.

One Macedonia Telecommunications do të ofrojë shërbime të telekomunikacionit celular, fiks dhe satelitor, tregtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve të telekomunikacionit dhe IT-së, si dhe shërbime të këshillimit të biznesit.

Si anëtar i aleancës O-RAN, grupi 4iG është i përkushtuar të përdorë teknologjinë nga furnitorë të besueshëm si pjesë e iniciativës "Clean Network", një kërkesë e vendosur edhe nga qeveria maqedonase për hyrjen në treg. Ndërkohë ka filluar edhe regjistrimi i faqeve të internetit për ofruesin e ri të shërbimeve të telekomunikacionit, me qëllim që kompania të jetë e aksesueshme ndër të tjera përmes domeineve onemacedonia.mk dhe onetelekom.mk.

¹Vodafone Magyarország, DIGI Magyarország, Invitech ICT Service, ONE Albania, ONE Montenegro

Informacion shtesë:

4iG Plc, një kompani me kapital kryesisht hungarez, me qendër në Budapest, Hungari, është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe info-komunikimit në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale, bazuar në njohuri. E listuar në Bursën e Budapestit, qasja e inovative e Grupit dhe pozicioni i tij si integruesi kryesor i telekomunikacionit dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit në Hungari e bëjnë atë një ofrues kryesor të transformimit digjital në rajon. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG-së e ka bërë atë një lojtar të rëndësishëm në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Si pronar i ONE Mali i Zi dhe ONE Albania, 4iG Group është një nga operatorët kryesorë të telekomunikacionit dhe TIK-ut në Ballkanin Perëndimor, duke u shërbyer afro 2.2 milionë klientëve dhe 400,000 bizneseve në këto dy vende.

Grupi 4iG shton vlerë të konsiderueshme përmes angazhimit të tij ndaj teknologjive globale që kapërcejnë kufijtë, duke përmbushur nevojat dhe rregulloret lokale. Grupi vazhdon të zgjerojë shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomit dhe teknologjisë së informacionit. Si anëtar i Aleancës O-RAN, grupi është i përkushtuar të ndërtojë "rrjete të pastra", të cilat përdorin teknologji nga furnitorë të besueshëm. Grupi punëson mbi 8,000 punonjës.

www.4iG.hu

ME TE LEXUARAT