Kryemadhi: Më kanë rënë më qafë dhe s’është gjynah! Dikur falja dhe harroja, por tani do fal dhe nuk do harroj!

Politikë
Kryemadhi: Më kanë rënë më qafë dhe


Monika Kryemadhi kujtoi sot para mediave, teksa ndodhet nën akuzë nga SPAK bashkë me Ilir Metën, se kishte falur dhe harruar shumë gjëra ndaj kundërshtarëve të saj.

Ajo theksoi se “ka të ruajtura shumë dokumente, edhe origjinale”, sepse siç e cilësoi, është një ves gjenetik i saj për të ruajtur çdo gjë.

“Beteja ime është me opinionin publik dhe jo me sistemin e drejtësisë apo gjykatat sot. Do konsultohem edhe me miqtë jashtë dhe brenda vendit. I kam të ruajtura dokumentet dhe do përballem”, tha ajo ndër të tjera.


Teksa më tej akuzoi se “i kane rënë më qafë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I kanë rënë më qafë Monika Kryemadhit. Dhe t’i biesh me qafë Monika Kryemadhit nuk është se është gjynah, sepse s’është ndonjë gjynah. Por e kanë bërë Monika Kryemadhin që të mendojë thellë dhe mirë, se si kjo gjë do shkojë në të ardhmen. Kam qenë budallaqe që falja dhe harroja shpejt. Tani do fal, por nuk do harroj, sepse kam qenë njeri që falja shpejt”, u shpreh ajo, duke kujtuar përballjet e vështira politike në të kaluarën, me personazhe të ndryshme në pushtet ose jo.

ME TE LEXUARAT