Afera CEZ-DIA, si Kastriot Ismailaj krijoi kompaninë në offshore 1 muaj para marrëveshjes! DIA mori 1.5 mln euro brenda pak ditëve
Në dosjen për masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, SPAK jep detaje mbi aferën CEZ-DIA. Sipas SPAK kompania “Debt Internacional Advisory” u krijua në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndëra në Shqipëri më 4 gusht, ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra as një muaj më pas. Marrëveshja nuk u miratua më 25 nëntor nga Këshilli Mbikqyrës I CEZ, që kishte kompetencën për ta bërë. Por sipas SPAK edhe pse marrëveshja nuk u miratua DIA mori 1 milion euro që atë ditë, ndërsa dhe 485 mijë euro pak më vonë. Pagesa u justifikua nga Hejsek, që kishte marrë porosinë nga Meta për Kastriot Ismailajn, si identifikim I debitorëve.
Pjesë nga dosja
Shoqeria "Debt Internacional Advisory" është themeluar me date 05.07.2010, me nje kapital prej 50 e USD, me seli ne adresen "Trident Chambers, Kutia Postare 146, Road Toën, Tortola Bnhsh Virgin Islands", fillimisht me ortake shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Arjan Laçi. DrEjtore e vetme e këssaj shoqerie ishte caktuar shtetasja· Juliana Muyo. Me vendimin e dates 02.08.20'10, te Drejtorit te vetëm Juliana Muço, eshte miratuar krijimi i deges se kesaj shoqerie ne Tirane, Shqipëri, duke emeruar si përfaqësues ligjor shtetasin Kastriot lsmailaj. Po keshtu eshte autorizuar perfaqesuesi i shoqerise per te realizuar procedurat e regjistrimit te-kesaj dege
Me date 04.08:2010, Shoqeria 'Debt International Advisory - Dega: Shqipëri", eshte regjistruar ne regjistrin tregetar, si degë e shoqerise se huaj "Debt fntemational Advisory" LTD.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Me date O1.09.2010, subjektet "Debt International Advisory-Dega Shqipiëri", me NIPT L02004024M dhe "C.E.Z shpernda,je" Sh.a. kane nenshkruar një marreveshje per sherbimin e mbledhjes se borxhit Objekti i kontrates ka qene detyrimimi të porositurit te mbledhe prej debitoreve te porositesit, me mbeshtetjen dhe shperblimin e porositesit të gjitha borxhet dhe kamatat qe kanë kaluar afatin prej 90 ditesh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme. Kjo mareveshje eshte firmosur nga shtetasi Kastriot Ismailaj, me cilesine e përfaqësuesit te shoqerise "Debt IntemationalAdvisory" Ltd- Dega Tirane dhe shtetasit Josef Hejsek,. me detyre Kryetar i Bordit Drejtues dhe Jan Ivan, me detyre anetar i Bordit Drejtues te "Operatori i Sistemit te Shperndarjes" Sh.A.
Ne nenin 15.3 i Statutit te Shoqerise te vitit 2009 (CEZ) percaktohet se miratimi i kontratave te tilla, ishte ekskluzivitet vetëm i Këshillit Mbikqyres I shoqerise. Kontrata eshte parashikuar të zgjase per nje afat dy vjeçar. Ne daten 25 Nentor 2010 ishte mbajtur Mbledhja e 9-te e Këshillit Mbikqyres te shoqerise "CEZ Shpërndarje" sh.a. Nga përmbajtja e provesverbalit te mbajtur per këtë! mbledhje, rezulton se nje nga pikat e rendft te dites ishte edhe miratimi i Marrëveshjes me '"Debt International Advisory". Kështu ne piken 5 të procesverbalit "Miratimi i Maëeveshjes me DIA-n në lidhje me arkëtimet e borxhit të keq konstatohet se anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të "CEZ Shp!mdarje",jane shprehur se Marriëveshja me DIA-n, që është prezantuar nga ana e Bordit te Drejtorë nuk poërmbantë anekset përkatëse duke mos qene keshtu ne formen e pershtatshme për t'u hedbur ne votim. Ne ketë mledhje Këshilli Mbikqyrës nuk ka miratuar marrëveshjen e dates 01.09.201 të te nënshkruar me DIA-n.
Pavaresisht mos miratimit të marrëveshjes në të njëjtën datë, më datë 25.11.2010 shoqeria DIA ka shtuar lëshuar fatura me vleren përafërt 1000.000 euro, ndërsa më pas faturen me vleren 485.000 Euro, fatura të cilat jane paguar ne llogarite e shogerisë
Kjo pagese per shoqerine DIA eshte justifikuar nga shtetasi Josef Hejse JI.).,., shpjegua me siper,. me detyre Kryetar I i Bordit Drejtues te "CEZ Shpernndarje me identitikimin e debitoreve qe pretendohet se ka kryer "DIA", ose me sakte të ashtuquajturën "Debtor Identification Reporl'' (sa më poshti referuar si DJR). Ky raport, është dërguar ngha shoqeria "DIA" ne "CEZ", me shkresen Nr.107 Prat. e dates 24.03.2011, te shoqerise "DIA Ltd", Degan Shqipëri.