Tiranë, të shtëna me ar'më pas mesnatës në “Ali Dem”
Lajmifundit
/
2 October 2026, 09:03
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në kryeqytet. Raportohet se në sallën operative gjatë natës ka patur një telefonatë për të shtëna në zonën e Ali Demit.
Mësohet se nuk ka persona të dëmtuar dhe as gëzhoja nuk janë gjetur. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


