Të rinjtë tentuan të mashtrojnë Dukën duke u prezantuar si Balla, reagon më në fund deputeti i PS

Aktualitet


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste taulant Balla reagoi menjëherë pas arrestimit të dy të rinjve të cilët tentuan të mashtrojnë në emër të tij, kreun e FSHF-së Armand Duka, duke i kërkuar 100 mijë euro.

Teksa publikon pamjet e arrestimit në flagrancë të dy mashtruesve, Balla përgëzon policinë e Shtetit, dhe nxit që qytetarët të bëjnë kujdes e të denoncojnë menjëherë çdo rast

Ai thekson se rrjetet sociale duket të forcojnë kontrollin ndaj llogarive false, referuar faktit që dy të arrestuarit kishin hapur një profil me emrin e Taulant Ballës, përmes të cilët kontaktuan Dukën.

"E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. 

Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco", shkroi Balla. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion