Taksë për mjetet e huaja që hyjnë në vend! Sistemi do të funksionojë si në BE, pagesë për ditë qëndrimi

Aktualitet

Taksë për mjetet e huaja që hyjnë në vend! Sistemi do

Taksa e re që do të vendosë qeveria për të gjitha mjetet e huaja që do të hyjnë në Shqipëri do të jetë në formën e një tarife që do të prihet në momentin që hyn në vend përmes pikave kufitare, dhe do të varet edhe nga ditët e qëndrimit.

Sa më shumë ditë qëndrimi aq më e lartë edhe tarifa që do të paguhet për qarkullimin. Fashat e tarifave dhe metodologjia që do të përdoren aktualisht po studiohen nga Ministria e Infrastrukturës, dhe më pas do të kalojnë për finalizim të Ministria e Financave.

Kjo skemë e taksimit përdoret edhe në vendet evropiane e njohur si “E-Vignette”, dhe synimi është që çdo përdorues do të paguaj.  

Deri në fund të shtatorit në vendin tonë kanë hyrë 2.6 milionë makina të huaja, të cilat e kanë paguar taksën e qarkullimit në momentin që janë furnizuar me karburant, njëjtë si edhe qytetarët shqiptarë.

Por me heqjen e taksës së qarkullimit nga karburantit dhe zhvendosjen e saj tek taksat e mjetit, është e nevojshme një formulë e re taksimi për mjetet e huaja.

Ndërsa në Shqipëri nga viti i ardhshëm taksa e qarkullimit nga qytetarët shqiptar do të paguhet një herë në vit bashkë me taksat e makinës. Kjo zhvendosje do të ulë çmimin e karburantit por nga ana tjetër do të rrisë deri në dyfishim taksat vjetore të mjetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion