“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin”, Cllevio me mesazh nga selia e PS-së

Showbiz

“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin”,

Reperi i njohur shqiptar, Cllevio, është shfaqur mbrëmjen e së enjtes në hapësirën e jashtme të selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku ka bërë disa deklarata lidhur me protestat e fundit, Policinë e Shtetit dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një video në Instagramin e tij, ai ka shprehur hapur mbështetjen për policinë, duke folur edhe për përvojat e tij personale me uniformat blu.

“Jam krah Policisë së Shtetit. Më kanë ruajtur pa e ditur se po më ruajnë. Më kanë toleruar kur kanë pasur për të më toleruar dhe më kanë çuar në burg kur kam pasur për të shkuar në burg”, është shprehur ai.

Cllevio nuk i ka kursyer as deklaratat për bindjet e tij politike, duke pranuar se mbështet kryeministrin Rama, pavarësisht kritikave që mund të marrë.

“Jam vetëofruar si servil, si patronazhist. Më quani si të doni, mercenar. Jam i drejtpërdrejtë dhe nuk fshihem. Do të vazhdoj të kem mendimet e mia”, ka deklaruar reperi.

Megjithatë, ai ka bërë një dallim mes qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe atyre që përdorin dhunë, duke theksuar se nuk mbështet hedhjen e molotovëve, kapsollave apo gurëve.

“Nuk jam kundër popullit, por më shumë dua bossin. Unë prapë bossin do ta votoj”, ka thënë Cllevio, duke iu referuar Edi Ramës.

Në fund, reperi u është drejtuar edhe protestuesve me një paralajmërim për pasojat ekonomike që, sipas tij, po sjell situata e krijuar në vend.

“Thërrisni mendjen e kokës se e keni çuar ekonominë në zero. Asnjë turist. Unë iki prapë, ju që jeni këtu do ta vuani”, ka përfunduar ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion