Rikthehen thumbimet mes Elijonës dhe Benitës/ Deklarata për dhëmbët ndez sërish përplasjen mes ish-banoreve të BBVK

Showbiz

Rikthehen thumbimet mes Elijonës dhe Benitës/ Deklarata për

Duket se përplasjet mes Elijona Binakajt dhe Benita Zenës nuk kanë mbetur në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.

Elijona, e cila mbrëmë hyri si mysafire në shtëpinë e BBVK 5, ku ishin futur tre banorët e parë, nuk i kurseu thumbimet gjatë bisedave me ta.

Në një moment, ish-finalistja u shpreh se ka njerëz që janë bërë të famshëm vetëm falë dhëmbëve, një deklaratë që u interpretua si thumbim ndaj ish-banores së BBVK 4, Benita Zenës.

Kjo e fundit nuk vonoi të reagonte. Përmes një InstaStory, Benita publikoi mbishkrimin “Sa ka ta ta dhez ”, duke lënë të kuptohet se deklarata e Elijonës nuk i kishte shpëtuar.

Kujtojmë se dy vajzat patën disa përplasje gjatë edicionit të katërt, ku dhëmbët e Benitës ishin bërë edhe më herët temë debati mes tyre. Madje, në njërën prej përballjeve, Elijona e kishte thumbuar drejtpërdrejt për dhëmbin e saj të diamantit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion