Sulm masiv rus në Ukrainë, 42 viktima dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se gjenden nën rrënoja

Bota

Sulm masiv rus në Ukrainë, 42 viktima dhe dhjetëra të
Ka shkuar në 42 numri i personave të vrarë nga sulmi rus ndaj një qendre për shpërndarjen e ndihmave humanitare në rajonin e Zaporizhzhisë, në juglindje të Ukrainës.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënojat e një shkolle në Komyshuvakha, për të katërtën ditë radhazi.

Sipas autoriteteve, operacioni po zhvillohet në kushte jashtëzakonisht të vështira, ndërsa rreth 38 persona dyshohet se mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se shkolla, e cila përdorej për shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe strehimin e civilëve, ishte goditur nga disa bomba ajrore ruse.

Ndërkohë, policia rajonale bëri të ditur se 59 persona rezultonin ende të zhdukur, por disa prej tyre mund të jenë mes viktimave të identifikuara tashmë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të trupave, identifikimi i disa viktimave do të kryhet përmes analizave të ADN-së.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë komentuar mbi sulmin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion