Studentët vijojnë protestën në Tiranë, pasi marshuan nëpër fakultete janë grumbulluar para Kryeministrisë

Aktualitet

Studentët vijojnë protestën në Tiranë, pasi marshuan

Më të paktë në numër dhe të qetë në rrugët e kryeqytetit Kështu vijoi edhe të martën protesta studentore.

Të rinjtë e nisën marshimin prej orëve të para të ditës dhe fokusi kryesor ishin auditorët. Ata hynë nëpër auditorë në disa universitete të Tiranës.

Thirrja e studentëve ishte për bojkotin e mësimit, ndërsa kërkesa mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pasi kaluan nga Ministria e Arsimit, një ndalesë e protestuesve ishte selia e Partisë Demokratike, ku nuk munguan thirrjet kundër opozitës.

Më pas, grupi i protestuesve u vendosën para kryeministrisë, ku i dhanë fund tubimit, mes numrit të pakët të policëve, që ndodheshin në bulevard.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion