Rama takohet me Rutte në Bruksel! Sekretari i NATO-s vlerëson ecurinë e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes

Politikë

Rama takohet me Rutte në Bruksel! Sekretari i NATO-s vlerëson

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Kreu i qeverisë përmes një reagimi, ka shprehur kënaqësinë për vlerësimet e marra nga kreu i Aleancës për investimet që Shqipëria po kryen në fushën e mbrojtjes, si dhe për angazhimin në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s.

“Bruksel, Selia e NATO-s. Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë.

 Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion