E goditi me shuplakë në vesh në mes të rrugës, gruaja humb dëgjimin përgjithmonë! Arrestohet 38-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Nevşehirit në Turqi, ku një grua ka humbur dëgjimin në veshin e majtë pasi u godit papritur me shuplakë nga një 38-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në lagjen Kapucubaşı, jashtë një supermarketi, ku i dyshuari, i identifikuar si Tolga Çelik, iu afrua nga pas gruas me inicialet S.E. dhe e goditi në vesh. I gjithë momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Pas sulmit, gruaja iu drejtua autoriteteve dhe denoncoi 38-vjeçarin. Gjatë dëshmisë së tij para policisë, Çelik mohoi ta kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një prekje aksidentale me krah.
Por ekzaminimet mjekësore treguan se gruaja kishte pësuar humbje të dëgjimit në veshin e majtë. Sipas raportit, dëmtimi ishte serioz dhe nuk mund të kurohej përmes një ndërhyrjeje të thjeshtë, ndonëse nuk përbënte rrezik për jetën.
Pas përfundimit të hetimeve, dosja iu referua gjykatës, e cila vendosi masën e arrestit për 38-vjeçarin. Ai u dërgua në burg, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar të gjithë momentin e dhunës.


