Zhbllokohet ndeshja, Suedia realizon në Stokholm ndaj Shqipërisë

Sport

Zhbllokohet ndeshja, Suedia realizon në Stokholm ndaj Shqipërisë

Patëm shanse të pafundëta për të shënuar, por nuk u shfrytëzuan siç duhet dhe si zakonisht, nuk shënon e pëson.

Kjo ka ndodhur edhe me kuqezinjtë, në “Friends Arena”, teksa pas 62′ minutash rezistencë ndodhen në disavantazhin e një goli.

Një krosim i bukur i yllit të Tottenham, Dejan Kulusevski është kapur bukur me kokë nga Gustaf Nilsson, i cili me një goditje të lehtë dërgon topin në pas krahëve, të Thomas Strakoshës.

ME TE LEXUARAT