VIDEO/ Tomas Strakosha bën heroin ndaj PAOK-ut, portieri shqiptar pret penalltinë dhe mban në krye AEK-un

Sport

VIDEO/ Tomas Strakosha bën heroin ndaj PAOK-ut, portieri shqiptar pret

Tomas Strakosha ishte heroi i AEK-ut të Athinës, në barazimin pa gola ndaj PAOK-ut. Gardiani shqiptar, priti një 11-metërsh në minutën e 12-të, duke i mohuar golin sulmuesit 31-vjeçar Xhorxhos Xhiakomakis.

Falë këtij barazimi në transfertë ndaj një rivali direkt si PAOK, skuadra e AEK-ut, arriti të ruante kryesimin, teksa në 21 javë ka siguruar 49 pikë, dy më shumë se Olimpiakosi i vendit të dytë.

Me paraqitjet e tij, Strakosha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës verdhezi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion