Vdekja e 32-vjeçarit në Bangladesh, u përplas nga treni teksa qëndronte mbi shina, fotoja e fundit që postoi në Facebook

Bota

Vdekja e 32-vjeçarit në Bangladesh, u përplas nga treni teksa

Një 32-vjeçar, humbi jetën pasi u përplas nga një tren në Bangladesh të dielën në mëngjes.

Sipas dëshmitarëve okularë që folën për mediat lokale, 32-vjeçari po qëndronte në shinat e trenit për të bërë një selfie, të cilën më pas e ngarkoi në Facebook.

Vdekja e 32-vjeçarit në Bangladesh, u përplas nga treni teksa

Rrëfime të tjera thonë se 32-vjeçari po fliste në telefon kur u godit nga treni. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i policisë, i cili tha se “i ndjeri u vra kur u godit nga një tren në lëvizje, ndërsa ishte ulur në shinat e trenit dhe fliste në telefonin e tij celular”.

32-vjeçari vdiq menjëherë pasi u godit nga treni që shkonte për në Daka, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion