Video/ Skandal në “San Siro”, tifozët e Interit përzënë nga tribuna VIP drejtuesit e Juventusit që largohen duke u ofenduar…

Sport

Video/ Skandal në “San Siro”, tifozët e Interit

Derbi i Italisë ka prodhuar shumë tension me sa duket mbrëmjen e djeshme kudo, jo vetëm në fushë, në korridorin e stadiumit, apo pankina por edhe në tribunën VIP, apo aty ku priten nga klubi vendas, drejtuesit e skuadrës mike.

Por me sa duket vetëm fjala mike dhe miqësi nuk ka ekzistuar në këtë ndeshje të “San Siros”.

Skandali ndodh në momentin e golit të tretë të Interit, kur në tribunën VIP, një grup tifozësh që ndodheshin pranë, kanë ofenduar dhe sulmuar drejtuesit e Juventusit deri sa i detyruan të largoheshin.

Një ngjarje e paprecedentë kjo që krijon vërtetë një atmosferë aspak sportive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion